Një ngarkesë e konsiderueshme droge prej 1.2 ton kanabis është bllokuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë në Qafë Botë, pasi ishte ngarkuar në një rulo në vendin tonë.
Sasia e drogës ishte e paketuar në muret e brendshme dhe shasinë e rulotit, në bordin e së cilës udhëtonin një çift turistësh, identiteti dhe shtetësia e të cilëve nuk bëhen publike.
Departamenti i Antidrogës së Athinës, ka thënë se dy personat e arrestuar, një mashkull dhe një femër, kishin ngarkuar lëndën narkotike në Shqipëri, dhe sapo kaluan në doganën Qafë Botës, më 7 mars janë gjurmuar dhe mbajtur në ndjekje për më shumë se 24 orë.
Mëngjesin e të hënës, policia ndërhyri dhe sekuestroi lëndën narkotike, konkretisht, 1 ton e 145 kg marijuanë, 68 kg hashash çokollatë dhe 918 gramë vaj hashashi.
Dy personat janë marrë në pyetje nga policia pas arrestimit dhe kanë pohuar se sasinë e lëndës narkotike do ta dorëzonin drogën në Turqi, ku edhe do të ngarkonin heroinë, të cilën do ta kthenin pas me qëllim dorëzimin e saj në jug të Italisë.
Policia greke në një deklaratë për median lidhur me këtë aksion, është shprehur se ka zbardhur skemën e trafikut të drogës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohen edhe arrestime në Shqipëri.
Shefi i Antidrogës së Atikës, ka bërë me dije se anëtarët e kësaj organizate të trafikut të drogës ndodhen në Shqipëri.
Gjykata greke ndërkohë ka vendosur t’i mbajë në qeli dy të arrestuarit deri në përfundim të hetimeve.
Vlera me të cilën droga do të shitej në treg përllogaritet në 1 milionë e 730 mijë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




