Ka ndodhur

Kapet me armë zjarri me fishek në fole, arrestohet 36-vjeçari në Vaun e Dejës

Gazeta Si – Policia ka arrestuar një 36-vjeçar me inicialet Sh. S. në Vaun e Dejës pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri teksa lëvizte në Fshat të Ri.

Sipas asaj që njofton policia në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” është bërë i mundur arrestimi i 36-vjeçarit banues në Shkodër, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet.

Blutë pavarësisht tentativave të tij për tu larguar, e ka ndaluar menjëherë dhe me vete i është gjetur 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë