Rend dhe Ligj

Kapet me 4 kg kanabis në makinë, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar që shpërndante drogë, teksa ka sekuestruar edhe 4 kg kanabis.

Në pranga është vënë shtetasi A. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte 32-vjeçari, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 4 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një shumë të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit A. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë