Një efektiv i RENEA-s, Xhulio Liçi është arrestuar me një kg kokainë ditën e sotme në Tiranë. Bashkë me Liçin janë prangosur edhe dy persona të tjerë, të dyshuar bashkëpunëtorë të efektivit të RENEA-s.
Arrestimi i tre personave efektivit 28 vjeçar nga Fieri, Ded Nimani, 62 vjeç (nga Puka, me banim në Tiranë) dhe Luan Gaçi, 43 vjeç nga Vora është kryer në flagrancë, në kohën që po merrej droga.
Operacioni është zhvilluar paraditen e sotme rreth orës 11:12 në aksin rrugor Durrës-Tiranë, rruga e vjetër e Ndroqit, në një bar kafe.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë konstatuar të parkuar një automjet të markës “Benz” me targa AA463TO me drejtues shtetasin Luan Gaçi dhe po në këtë vend afrohet dhe parkohet automjeti i markës “Benz” me targa AB892BZ me dy shtetas, ku drejtues ishte shtetasi Xhuljo Liçi dhe pasagjer shtetasi Ded Nimani.
Shtetasit Xhuljo Liçi dhe Ded Nimani dalin nga automjeti duke shkuar për tek bagazhi i automjetit të dytë ku ndërkohë afrohet edhe shtetasi Luan Gaçi. Pasi afrohen të tre personat hapin bagazhin e automjetit dhe Xhuljo Liçi ka nxjerrë një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me celofan transparent ku brenda saj dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit “kokainë” dhe po e mbante në dorë në prezencë të shtetasit Ded Nimani dhe Luan Gaçi duke biseduar me ta.
Në këtë kohë është bërë ndërhyrja nga ana e policisë, duke neutralizuar personat e mësipërm dhe në momentin që është ndërhyrë efektivi Liçi ka hedhur pakon në tokë. Pakoja e dyshuar me kokainë kishte mbishkrimin “Baron” dhe pas peshimit rezultoi me peshë 1088.2 gram.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.