Gazeta Si - Një sasi droge prej rreth 60 kg e llojit kokainë, është sekuestruar mëngjesin e kësaj të marte në portin e Durrësit.
Lënda narkotike ishte futur në tre çanta dhe ishte fshehur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda, e cila kishte ardhur nga Kolumbia.
Deri tani janë numëruar 53 pako, ndërsa policia do të vijojë të peshojë të gjithë sasinë e zbuluar.
Ngarkesa me qymyr është porositur nga një kompani kromi shqiptare për të cilën nuk dihet në ka lidhje me drogën.
Aktualisht në polici mbahen të shoqëruar gjithë ekuipazhi përfshi edhe kapitenin rus.
Ende nuk dihet nëse ata janë të përfshirë në trafikun e kokainës apo droga është vendosur pa dijeninë e tyre.
Kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës.
Kur qentë nuk kanë konstatuar drogën, ka nisur shkarkimi I ngarkesës me qymyr ç'ka nxori në sipërfaqe çantat me rreth 60 kg kokainë.
Anija është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32.
Nuk dihet nëse sasia e drogës kishte si destinacion final Shqipërinë apo porti i Durrësit ishte përdorur si tranzit nga trafikantët.
Kështu, pas qindra kilogramëve të kapur në kamionët e ngarkuar me banane nga Ekuadori, trafikantët duket kanë gjetur një mënyrë tjetër për të transportuar drogë.
Kjo nuk është hera e parë që kapet drogë në Portin e Durrësit. Hera e fundi ishte vetëm pak javë më parë, më konkretisht në 5 prill me 1 kg heroinë.
Mes sasive më të mëdha të kapura, ka qenë ajo në janar, ku u kapën 143 kg kokainë të ngarkuara me kamionët me banane nga Ekuadori.
Vetëm në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit” është kapur pesë herë kokainë. Hera e fundi që u gjet drogë në këtë port ishte më pesë prill, një kg heroinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.