Kapet dhe ndalohet një 43-vjeçar i kërkuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në kuadër të planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit e sigurisë para, gjatë dhe pas natës së ndërrimit të viteve, mbajtjen nën kontroll të situatës, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe ata në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Tiranë, në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në bashkëpunim me Forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe Patrullën e Përgjithshme kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: G. R, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për Krime te Renda më datë 18.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




