Një sasi e konsiderueshme kokaine dhe heroine është kapur në Portin e Durrësit. Policia kufitare në bashkëpunim me agjentë të sektorit antidrogë në policinë e Durrësit, gjatë një kontrolli kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të drogave të forta.
Nga të dhënat e para mësohet se lënda narkotike pritej të trafikohej drejt Italisë dhe dyshohet se ishte vendosur në një kamion që do të imbarkohej në një prej trageteve të linjës.
Pas ngjarjes mësohet të jenë arrestuar shoferi i kamionit dhe shoqëruar 2 persona të tjerë. Policia ka pasur indicie që ky person mund të merrej me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe është mbajtur nën mbikëqyrje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



