Lajme

Kapen me drogë në makinë, 4 të arrestuar në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme katër të rinj, pasi janë kapur me 1 kg kanabis sativa.

Në pranga janë vënë shtetasit:

Marius Avdi, 24 vjeç dhe Bledi Avdi, 27 vjeç, të dy banues në Pojan.

Denis Xhika, 29 vjeç dhe Lazjan Çifligu, 25 vjeç, të dy banues në Korçë

Arrestimi i tyre u bë pasi, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Kolonjës” gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetit tip “BMË” me targë AA 469 EF, me drejtues shtetasin Marius Avdi dhe pasagjer shtetasin Bledi Avdi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje.

Veprimet proceduriale të rastit u kryen nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve, të cilët referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë