Gazeta Si – Pas një hetimi tre mujor nga Policia e Kukësit, ka finalizuar operacionin ku u arrestuan 3 persona të dyshuar si trafikantë droge.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë A.I., E.K., dhe H.E. Bëhet fjalë për hetime të kryera me metoda speciale për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Gjatë procedimit me blerje të stimuluar, u sekuestruan 12.5 gramë lëndë e dyshuar kokainë dhe gjatë operacionit të kësaj të premteje u gjet dhe sekuestrua 459 gramë lëndë e dyshuar kokainë.
Gjatë kontrolleve, u sekuestruan 459 gramë kokainë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e veprimtarisë kriminale në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



