Policia ka vënë në pranga 2 persona në Himarë dhe 1 tjetër në Sarandë, pasi dyshohen për vjedhje dhe për posedim të lëndëve narkotike.
Policia e Himarës ka vënë në pranga shtetasit A. O dhe R. B (15 dhe 18 vjeç), banues në Librazhd. Dy të rinjtë janë kapur në flagrancë nga policia duke vjedhur marketin e shtetasit V. L në Himarë. Pas kontrollit fizik, në çantën e 15-vjeçarit policia gjeti të fshehur 3 doza lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sattiva.
Ndërsa, Policia e Sarandës arrestoi një 19-vjeçar me iniciale Ll. I., banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, iu sekuestruan 7 doza lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sattiva.
Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse për veprat penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




