Ka ndodhur

Kapen duke blerë drogë, arrestohen nënë e bir në Shkodër

Gazeta Si- Katër persona janë arrestuar në Shkodër, mes tyre një shtetas malazez, mes tyre dhe nënë e bir, ku së bashku me një tjetër u kapën në flagrancë duke shitur 3.8 kg kanabis te një 35-vjeçar nga Mali i Zi.

Gjatë këtij operacioni, arrestuan në flagrancë shtetasit V. Y., 58 vjeçe dhe K. Y., 28 vjeç (nënë e bir), shtetasin S. F., 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, I. D., 35 vjeç.

Në fshatin Kullaj, shtetasit K. Y. dhe S. F. u kapën në flagrancë, teksa i shisnin 35-vjeçarit, rreth 3.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, për sigurimin e së cilës dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetasen V. Y.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë