Ka ndodhur

Kapen 7 kg kokainë në portin e Durrësit në një kontejner që vinte nga Ekuadori

Një tjetër sasi lënde narkotike është sekuestruar pasditen e të premtes në Portin e Durrësit. Policia bën me dije se gjatë kontrollit në një kontejner me prodhime deti që vinte nga Ekuiadori, janë zbuluar 7 kg kokainë.

Ngarkesa vinte në vendin tonë për llogari të firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë, ndërsa në pranga u vu administratori i saj, Denis Doda.

Sasia e lëndës narkotike u gjet në pjesën e kapakëve të ventilimit. Gjatë muajit korrik policia kreu tre operacione për sekuestrimin e lëndës narkotike në kontejnerë.

Droga që u gjet në kontejnerët me banane në pronësi të kompanisë “Alba exotic fruts”, gjatë muajit korrik, dyshohet se i përket të njëjtit grup kriminal që në qershor të vitit 2019 iu sekuestrua 137 kg kokainë, e cila përmes dorëzimit të kontrolluar u zëvendësua me oriz.

Denis Doda rezulton se është pronar i kompanisë "FISH CO", në kontejnerin e të cilës u kap 7 kg kokainë. Sipas QKB-së kjo kompani është themeluar në 2019 dhe me vendndodhje në zonën e Kasharit në Tiranë.

Kjo kompani merret me Import- eksport, tregtim peshku dhe produkteve të peshkut,materialeve të peshkimit dhe lundrimit. Import- eksport, tregti me shumicë e pakicë mallra të ndryshme ushqimore, industriale, bujqësore, blegtorale, pije të ndryshme, artikuj higjeno-sanitarë, detergjentë, artikuj kozmetikë etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë