Gazeta Si – Katër persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal në kuadër të operacionit të koduar “Kutia e Pandorës”.
Si rezultat i aksionit, janë sekuestruar 6 kilogramë heroinë dhe kokainë, një pjesë e së cilës e ndarë në 1.100 doza. Po ashtu janë kapur shuma të mëdha parash në euro dhe lekë.
Policia thotë se janë arrestuar 40-vjeçarja Brikena Frakulli, banuese në Tiranë, 41-vjeçarja Hortenca Biçaku, 45-vjeçari Artur Kristo dhe 20-vjeçari Klevi Banushi. Siç njofton policia, “koka” e këtij grupi kriminal është Brikena Frakulli.



Në shtëpinë e saj dhe Artur Kristos, policia gjeti 6 kilogramët e lëndës narkotike. “Përkatësisht 3 kg 891 gramë lende narkotike e dyshuar heroinë dhe 2 kg e 110 gram lëndë narkotike kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje”, njoftoi policia.
Gjithashtu nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në Euro dhe Lekë, konkretisht 83.555 Euro, 420.000 Lekë, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celularë.
Ajo që siguronte drogën për grupin ishte 40-vjeçarja Frakulli. Më pas me të ajo furnizonte shpërndarësit në doza më të vogla.
Policia shton se ka identifikuar edhe furnizuesin me kokainë dhe heroinë për Frakullin. Por për arsye hetimore, autoritetet nuk japin të dhëna të tjera pasi thonë se operacioni është në vijim
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




