Lajme

Kapen 56 kg drogë në kufi në Greqinë, dy shqiptarë në pranga (Video)

Dy shqiptarë, respektivisht të moshës 52 dhe 63 vjeç, janë arrestuar nga policia greke, pasi janë kapur duke transportuar 56 kg kanabis përmes kufirit të gjelbër.

Policia ka ndaluar automjetin që transportonte marijuanën në Agio Dimitri, teksa brenda mjetit u gjendën 53 pako me drogë.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe dy celularë. Lënda narkotike ishte fshehur në një sfond të dyfishtë poshtë pjesës së bagazhit të automjetit.

Policia ka çmontuar pjesën e prapakolpit për të nxjerrë prej andej përmes një hapësire të vogël pakot me kanabis.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë