Një shqiptar dhe dy grekë, të cilët dyshohen se janë “kokat” e një trafiku ndërkombëtar të drogës, janë arrestuar në Greqi.
Mega-operacioni policor është shtrirë në disa shtete në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe autoritetet ekuadoriane.
Mediat greke shkruajnë se është goditur një rrjet që me metoda të sofistikuara trafikonte kokainë nga Ekuadori drejt Australisë dhe më pas nëpërmjet Greqisë e fusnin në Europë.
Raportohet se deri më tani janë arrestuar 3 persona në Greqi dhe 6 të tjerë në Ekuador.
Një nga të arrestuarit është pronari i një kafeneje dhe tjetri është i angazhuar në shitjen e makinave, ndërsa emri i shqiptarit besohet të jetë Elias.
Ndërkohë është kapur edhe një varkë me vela që mbante 300 kg kokainë, lëndë e cila do të transportohej fillimisht nga Ekuadori në Australi. Kokaina e sekuestruar vken rreth 1.5 mln euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




