Ka ndodhur

Kapen 260 kg kokainë në Slloveni, arrestohet një shqiptar dhe një brazilian

Policia sllovene ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine, saktësisht 260 kilogramë, në portin e Koperit pak ditë më parë, pasi dy zhytës u panë pranë një anijeje që transportonte sojë nga Amerika e Jugut.

Dy burrat, një shtetas brazilian dhe një shtetas shqiptar, mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana. Kokaina në tregun e zi kap vlerën e rreth 10 milionë eurove, shkruajnë mediat e huaja.

Nuk është hera e parë që në portin e Koperit kapet një sasi kaq e madhe lënde narkotike, ajo zakonisht gjendet në kontejnerë apo në motorët e anijeve tregtare.

SHBA: Të mos gënjejmë veten. Putini nuk do të ndalet në Ukrainë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë