Lajme

Kapen 18 pako me kokainë në Malin e Zi, dyshohet se vinte nga Shqipëria. Arrestohet shoferi

Gazeta Si – Një sasi me 18 pako me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria, është kapur nga agjentët e doganës dhe Policia e Malit të Zi mënesgjesin e kësaj të enjteje.

Sipas mediave mlazeze, nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur dhe pritet të peshohet në vijim.

Mësohet se në hyrje të Malit të Zi, mjeti me targa franceze tip “BMW”, i drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.

Sasia e madhe drogës është gjetur në një hapësirë të posaçme nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit.

Shtetasi i Shqipërisë, identiteti i të cilit akoma nuk bëhet me dije, është arrestuar, ndërsa paketimet e kokainës janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë