Lajme

Kapen 100 mijë euro të padeklaruara në doganën e Muriqanit

Një person është ndaluar në doganën e Muriqanit teksa po udhëtonte drejt Malit të Zi me një shumë parash të padeklaruara.
Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u konstatua dhe u ‎ndalua shtetasi A. Q. i cili po transportonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej 100.000 EURO.
Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, Drejtoria e Përgjithshme ka intensifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe u bën me dije shtetasve, të cilët kalojnë në kufirin për detyrimin ligjor, për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlerë, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, të cilat janë me vlerë më të madhe se 1.000.000 lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë