Ka ndodhur

Kapen 12 kg kanabis në një makinë në Korçë, dy persona në pranga

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Korçë, pasi u kapën duke transportuar 3 thasë me kanabis. Policia thotë se në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, u bë e mundur arrestimi i 29-vjeçarit, K.Sh., nga fshati Voskop dhe i 38-vjeçarit, H.M., nga fshati Vashtëmi.

Nga kontrolli në automjetin tip “Audi”, që drejtonte 29-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi H.M., u gjetën 3 thasë me rreth 12.5 kg kanabis.

Lënda narkotike që po transportohej me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjeti tip “Audi” dhe me një shumë eurosh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë