Gazeta Si – Pas një kontrolli tëbefasishëm të planifikuar nga autoritetet, në ambientet e burgut të Durrësit janë sekuestruar 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të dënuarit.
Ky aksion është ndërmarrë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në kuadër të luftës kundër futjes dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit.
Sipas informacioneve paraprake, 2 celularë janë gjetur në qeli, kurse të tjerët në ambientet e jashtme. Nuk dihet nëse këto 8 celularët e tjerë ishin tentativë për t’ua dhënë të burgosurve apo ishin të fshehura prej tyre në rrethimin e jashtëm.
Ndërkohë autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë nisur hetimet për të zbuluar përgjegjësit për futjen e sendeve të paligjshme në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.