Media Galeri

Kapacitet prej 115 mijë vendesh, zbulohet projekti i stadiumit më të madh në botë

Maroku ka planifikuar të ndërtojë stadiumin më të madh në botën e futbollit, me një kapacitet prej 115 mijë vendesh.

Stadiumi “Hassan II”, po ndërtohet për të pritur Botërorin e vitit 2030.

"Grand Stade Hassan II do të jetë një vend me të vërtetë ikonik, pikë referimi për Marokun dhe për vetë futbollin, që do të bëhet një nga stadiumet më të mëdha të botës," tha drejtori i kompanisë ndërtuese Christopher Lee.

Në projektin e bërë publik, shihet një stadium spektakolar dhe mahnitës, që do të thyejë rekorde për sa i përket kapacitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë