Lajme

Kaos në Hipotekën e Vlorës, drejtuesit e rinj japin dorëheqjen

Hipoteka e Vlorës është sërish në gjendje kaosi, pasi edhe drejtuesit e rinj kanë dhënë dorëheqjen.
Mësohet se është dorëhequr drejtoresha e emëruar pak ditë më parë, Elona Hodaj dhe zv/drejtori i Hipotekës, Krenar Xhemali.
Hodaj u emërua në këtë post më 19 shtator, duke zëvendësuar Alteo Nazërajn, i cili ishte emëruar drejtor i komanduar dhjetë ditë më parë.
Ndërsa nëndrejtori Krenar Xhemali zëvendësoi Klodian Trocin, i cili u shkarkua më 9 shtator.
Më herët në Hipotekën e Vlorës janë shkarkuar edhe disa specialistë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë