Gazeta Si – Roberto Mançini në qendër të kritikave në Arabinë Saudite. Nuk mjafton eliminimi i hidhur me penallti nga Koreja e Jugut në Kupën e Azisë, polemikat janë shtuar nga sjellja e trajnerit italian.
Mançini braktisi fushën para përfundimit te penalltive, ndërsa në konferencën për shtyp kërkoi ndjesë: “Kërkoj falje, nuk doja të tregoja mungesë respekti ndaj askujt, mendova se përfundoi, – tha Mançini. – Dua të falënderoj lojtarët e mi për atë që kanë bërë në këtë kompeticion, janë rritur shumë.

Jam i lumtur dhe Iitrishtuar në të njëjtën kohë. I lumtur, sepse jemi përmirësuar shumë, kjo është e rëndësishme. Tani jemi një skuadër, por duhet të rritemi më shumë”.
Në anën tjetër, presidenti i Federatës Saudite të Futbollit nuk e ka pëlqyer aspak sjelljen e trajnerit: “Dalja e Mançinit nga fusha para kohe është e paparanueshme, – tha Nasser Al Meshal. – Ka folur me lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe i ka falënderuar për atë që kanë bërë në Kupën e Azisë”.
Sauditët synonin të fitonin Kupën, që mungon që prej vitit 1996. Tani vëmendja e tyre spostohet te kualifikueset e Botërorit 2026.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




