Rend dhe Ligj

Kanosja në Korçë/ Arrestohet njëri nga vëllezërit, dy të tjerët ende në kërkim

Gazeta Si – Policia e Korçës ka vënë në pranga 24-vjeçarin Mirjan Sadik, i përfshirë në konliktin e një dite më parë në qytetin junglindor, ku pati edhe të shtëna me armë.

Dy vëllezërit e 24-vjeçarit janë ende në kërkim. Ata akuzohen për kanosje të shtetasit me inicialet F.R dhe abait të tij.

“Vijojnë hetimet e thelluara për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të gjithë shtetasit e përfshirë në një konflikt të ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë të cilit u qëllua me armë zjarri në ajër.

Identifikohet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar, bashkëpunëtor me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, për kanosjen e shtetasit F.R. dhe të babait të tij. 24-vjeçari, duke u përfshirë në këtë konflikt, theu dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.17, ndërmjet disa shtetasve, kanë identifikuar dhe kanë vënë në pranga shtetasin M.S., 24 vjeç.

24-vjeçari, së bashku me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, shtetasit M.D. dhe Dh.D., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur fillimisht shtetasin F.R. dhe më pas babanë e tij. Gjithashtu, dyshohet se me qëllim kanosjen e këtyre shtetasve, shtetasi M.D. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Në vijim, nga verifikimet rezultoi se shtetasi i arrestuar M. S., aktualisht ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje narkotikësh. Vijon puna për kapjen e shtetasve M.D. dhe Dh. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, – shkruhet në njoftimin e Policisë së Korçës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë