Rend dhe Ligj

Kanosi të miturin që të vidhte para në minimarket, arrestohet 47-vjeçari

Policia e Kukësit ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi ka kanosur një të mitur që të vjedhë minimarketin.

I arrestuari Y. A. me banim në Kukës, kanosi të miturin 14-vjeçar J. M., i cili arriti të vidhte një sasi lekësh në një minimarket në qytetin e Kukësit.
I mituri është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Shtytja e të miturve në krim”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Vjedhja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë