Ka ndodhur

Kanosi pronarin e një mobilierie për t’i dhënë 4 mijë euro, arrestohet 55-vjeçar në Elbasan

Gazeta Si – Një 55-vjeçar është arrestuar, ndërsa një i ri është shpallur në kërkim, pasi kanë kanosur pronarin e një mobilieri, për ti dhënë një shumë prej 4 mijë eurosh.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ndërsa 55 vjecari u arrestua teksa merrte shumën e eurove, në mobilierinë e 50-vjeçarit.

Gjithashtu, si bashkëpunëtor për rastin, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 23 vjeç. Punohet për kapjen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë