Gazeta Si – Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës, pasi dyshohet se një ditë më parë ka kanosur me armë zjarri një 38-vjeçar.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur më 16 shkurt 2026, në zonën e njohur si “Kodra e Rrashbullit”, ku dy personat janë konfliktuar në rrugë. Gjatë përplasjes, E.K., 45-vjeç, dyshohet se ka kanosur një 38-vjeçar me një armë zjarri të llojit automatik.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e të arrestuarit, policia gjeti gjeti dhe sekuestroi bërthamën e predhës së një fisheku luftarak, si dhe automjetin në cilësinë e provës materiale.
Policia vijon hetimet për gjetjen e armës së zjarrit, e cila dyshohet se është fshehur nga autori pas ngjarjes, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje