Një 46-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata se do t’i vriste me çifte, është arrestuar nga policia.
Shtetasi me inicialet H.Sh. është arrestuar në fshatin Trepç të Dibrës.
Sipas policisë, 46-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 17-vjeçar, duke u shkaktuar atyre dëmtime fizike, për motive xhelozie.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari ka kanosur familjarët e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.