Vështrimi që ndalet mbi objektin sheh vetëm materien, vështrimi që priret të tejshkojë gjërat është i aftë të zhvillohet derisa të kuptojë shpirtin.
Ky është mendimi i Kandinskit mbi artin abstrakt, i të cilit është një prej shpikësve kryesorë. Më 1913 –ën shkruan një artikull të tijin themelor mbi spiritualitetin e artit, por qysh në 1910-ën i kish dhënë çelësin interpretues në një tablo që titullohej Kompozim numër 1 dhe në një seri skicash të titulluara Improvizime. Termat e muzikës shërbenin për të themeluar terna për të rinj të artit figurativ. Pikturat e para janë magmatike, por do të jetë gjeometri cikli i dytë i veprës së tij kur braktis përfundimisht Rusinë më 1921, i zhgënjyer nga revolucioni dhe bëhet pjesë e grupit të novatorëve të Bauhaus në Gjermani ku punon kolegu i tij abstrakt me K, Paul Klee.
Pika, rrethi, trekëndëshi, katrori apo forma e lirë nisinë të krijojnë një lirikë të re. Dhe një prej hapave të mendimit modern.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.