Media Galeri

Kandilët e detit pushtojnë ujërat e Costa Bravës në Spanjë

Rezortet dhe operatorët turistikë në Costa Brava në verilindje të Spanjës po përpiqen të përballojnë një fluks të pazakontë kandilash deti, pasi rritja e temperaturave të detit lehtëson riprodhimin dhe i shtyn këto speciet më në veri.

Midis majit dhe gushtit, pothuajse 7,500 njerëz në bregdetin katalanas kërkuan ndihmë mjekësore pasi ishin djegur nga kandilët e deti - një rritje prej 41% krahasuar me vitin e kaluar. Djegiet në lëkurë janë të dhimbshme dhe mund të kenë pasoja të pakëndshme për këdo me imunitet të dobët.

MedusApp, një aplikacion telefonik shkencor për qytetarët i krijuar për të njoftuar publikun të regjistrojë shikimet kandilëve dhe djegiet, ka raportuar qindra raste çdo ditë këtë verë. Ai publikon një hartë që përditësohet në kohë reale për të ndihmuar njerëzit të shmangin plazhet me një numër të madh kandilësh.

Shumica e kandil deti në bregdetin katalanas janë varietete të padëmshme, si Cotylorhiza Tuberculata apo Rhizotoma Pulmo.

Megjithatë, dy plazhe në Tarragona në Katalunjën jugore u mbyllën në korrik pasi pati raportime për llojin e kandilit Physalia Physalis. Lëndimi që shkakton kjo specie (teknikisht nuk është kandil deti, por janë të lidhura ngushtë) është veçanërisht e dhimbshëm.

Physalia Physalis

Ndryshimet klimatike dhe rritja e temperaturave të detit duket se janë faktorët vendimtarë pas shtimit masiv të kandilëve në këto zona, tha Macarena Marambio, një studiuese në Institutin e Shkencave Detare në Barcelonë, të dhënat e së cilës për aktivitetin e kandilëve të detit në zonë shkojnë deri 20 vjet më parë. /TheGuardian


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë