Ngjarje

Kandidati i parë për BKH, gati të bëjë testin e së vërtetës

Zbardhet emri i kandidatit të parë për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. I pari që ka kandiduar për të qënë drejtuesi i të ashtuquajturës FBI-ja shqiptare është Adnand Xholi.

Xholi aktualisht mban postin e drejtorit të hetimit gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme dhe pritet t’i bashkohet ‘skuadrës’ së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Xholi ka qënë ndër të parët që i është nënshtruar procesit të Vettingut, duke i kaluar të dyja fazat e tij. 

Pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janari 2020 pritet të bëj funksionale edhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht nga burime pranë SPAK se një ndër emrat që pritet të drejtojë strukturën e ngjashme me FBI është Adnand Xholi.

Kreu i BKH zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas propozimit të kreut të SPAK dhe dy prej prokurorëve më me eksperiencë në këtë strukturë.

Por çfarë është BKH?

BKH është një institucion i cili do të ndihmojë SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta. Ngritja e BKH pritet të bëhet brenda muajit janar të viti që vjen dhe do të funksionojë njëkohësisht me SPAK. Prokurorët e SPAK e kanë cilësuar BHK-në si “mushkrinë e tyre”. Një nga metodat risi që do të përdoret në Shqipëri do të jetë edhe ajo e makinës të së vërtetës, e cila do të përdoret edhe tek oficerët. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë