Shendet

Kanceri i gjirit/ Onkologia Pema: Rikthehet në shumicën e pacientëve. Faktorët e riskut

Në Shqipëri kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë te femrat dhe i dyti për numrin më të madh të të sëmurëve në popullatë. Vendi ynë prej vitesh numëron shifra në rritje, por dy vitet e pandemisë shënojnë edhe bilancin më të keq të kësaj sëmundjeje, si pasojë e izolimit dhe mungesës së diagnostikimit në kohë.
Mjekja onkologe në QSUT Anila Pema thotë për Gazetasi.al se shumica e grave të operuara me tumorin e gjirit rrezikojnë t’u rikthehet sërish kjo sëmundje. Sipas saj, ndër rrisqet e rikthimit përveç gravitetit të tumorit apo faktorit gjenetik, rol luan dhe stili i jetesës, mënyra e të ushqyerit, duhanpirja dhe mungesa e aktivitetit fizik.
“Zakonisht gratë që diagnostikohen me tumor gjiri tek ne, në pjesën më të madhe vazhdojnë të vijnë në stade të avancuara, çka e bën më të vështirë rikuperimin dhe kalimin me sukses të betejës. Duhet të theksoj se pacienti që operohet nga tumori, vijon seancat e kimioterapisë për të hequr të gjitha mundësitë për riaktivizimin e qelizave kanceroze. Nëse sëmundja rikthehet shpejt në 3-5 vitet pas kryerjes së operacionit, shanset për të jetuar gjatë apo fituar mbi sëmundjen janë shumë të pakta. Sa më gjatë të rikthehet, sëmundja aq më shumë jetëgjatësi ka pacientja. Por kjo luftë me tumorin nuk fitohet asnjëherë, është një bashkëjetesë për të cilën duhet të pranohet dhe të jenë gjithmonë të gatshme të ndryshojnë stilin e jetesës, duke e përmirësuar atë”, thotë onkologia Pema.

Mjekja onkologe Anila Pema

Dëshironi të VAZHDONI Së lexUARi artikullin?

Lajme të lidhura

Më Shumë