Lajme

Kanabis në male, policia arreston 3 vëllezër pas muaj përgjimesh

Mbillnin prej muajsh të tërë kanabis në zonën malore të Toplanës, në Shkodër, por tre vëllezër kanë rënë në prangat e policisë pas një serie përgjimesh.

Të arrestuarit, sipas njoftimit të policisë, janë K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç, të tre banues në fshatin Toplanë.

Tre vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor kultivonin bimë narkotike kanabisi në zonën e Toplanës në Vaun Dejës dhe në zonën e Iballës, Pukë, mbi Liqenin e Komanit.

Ata janë arrestuar në saj të operacionit të koduar “Brebulla”, ku nga informacionet e marra policia i ka hetuar për tre muaj dhe më pas i ka arrestuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë