Policia e Krujës ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike dhe ka vënë në pranga 4 shtetas.
Po ashtu ka proceduar në gjendje të lirë 1 kryeplak fshati.
Siç bën me dije policia, si rezultat i kontrolleve dhe punës profesionale të kryer janë vënë në pranga shtetasit.
A. A.,41 vjeç, banues në Nikël;
A. Y., 35 vjeç, banues në Nikël;
Po ashtu, gjatë kontrollit në afërsi të lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi kubikësh të mbjellë me fara, të dyshuar Cannabis Sativa.
Po në vijim të operacionit të kontrollit të territorit, Policia arrestoi edhe shtetasit:
S. B., 26 vjeç, banues në Rinas;
A. B., 18 vjeç, banues në Rinas;
Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, me një sasi kubikësh të mbjellë me fara Cannabis Sativa.
Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin Xh. K., 52 vjeç, banues në Rinas, sepse duke qenë kryeplak, nuk ka raportuar se në njësinë administrative që ai ka në administrim, janë mbjellë bimë narkotike.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



