Në sajë të operacionit policor “Mavromati”, Policia Kufitare e Qafë Botës, në Sarandë, në bashkëpunim me policinë greke të Igumenicës kanë goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike drejt Greqisë, duke vënë në pranga tre shqiptarë dhe një grek.
Si rezultat i këtij operacioni, policia ka vënë në pranga në Qafë Botë dy shtetas shqiptarë në tentativë për të trafikuar në drejtim të shtetit grek 3 kg Cannabis Sativa.
Po gjatë operacionit, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, identifikuan dhe kapën edhe një person tjetër si bashkëpunëtor në këtë trafik.
Policia bën me dije se janë vënë në pranga në tokën shqiptare shtetasit:
N. Sh., 20 vjeç, banues në Shalës, Konispol;
A. A., 21 vjeç, banues në Dishat, Konispol;
A. S., 19 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol;
Ndërkohë që nga ana tjetër e kufirit është arrestuar shtetasi grek, G. M., 23 vjeç, i cili priste me një “Smart” për të marrë lëndën narkotike.
Siç njofton policia, nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit grek, policia greke gjeti 1.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tyre, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




