Rend dhe Ligj

Kanabis dhe celular në burgun e Drenovës, dyshohet se përdorej nga Laert Haxhiu

Gazeta Si – I dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu është kthyer sërish në vëmendjen e mediave pas kontrolleve që janë ushtruar në burgun e Drenovës në Korçë rreth 1 javë më parë.

Kontrollet kanë zbuluar lëndë narkotike kanabis dhe një telefon celular mes të dënuarve. Dyshohet se telefoni i përket Laert Haxhiu, pavarësisht se u gjet në dhomën e një të dënuari me inicialet Xh.L.

Kontrollet janë zhvilluar në godinë B të burgut. Në muajin qershor në këtë burg u sekuestruan 4 celularë që përdoreshin nga të dënuarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë