Një 30-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Kamzës në Tiranë mbrëmjen e së enjtes. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Nikoll Vatnikaj”.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Viktima është shtetasi Can Kariqi, 30 vjeç banor i lagjes numër 1 në Bathore.
Policia thotë se i riu është person me precedentë penalë, njihej si problematik nga forcat e rendit dhe ishte edhe mik i Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit e Armando Dumanit, dy personat e ekzekutuar disa javë më parë në zonën e Astirit.
Trupi i pajetë i tij është gjetur brenda një automjeti me targa të huaja. Policia thotë se ka rrethuar zonën dhe po vijon kontrollet për kapjen e autorëve.
Dyshimet e para janë se ekzekutimi është kryer me armë me silenciator, pasi banorët e zonës nuk kanë dëgjuar krisma.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




