Media Galeri

Kampionia olimpike më e vjetër ende gjallë mbush 100 vjeç

Më 9 janar 2021, ajo mbushi 100 vjeç: Ágnes Keleti (lindur Ágnes Klein) është sot kampionia olimpike më e vjetër në jetë. Ajo numëron dhjetë medalje olimpike të fituara (5 ari) midis moshës 31 dhe 35 vjeç. Vitin e kaluar, në një intervistë për Associated Press në prag të ditëlindjes shtëpinë e saj në qendër të Budapestit, ajo tregoi historinë e familjes së saj.

E lindur në Hungari në 1921, së bashku me nënën dhe motrën e saj ajo arriti të mbijetojë gjatë Luftës së Dytë Botërore duke marrë një identitet të rremë – dokumente që vërtetojnë besimin e saj të krishterë – dhe duke punuar si shërbëtore në një fshat hungarez. Babai  dhe xhaxhallarët e saj, megjithatë, vdiqën në kampin e përqendrimit në Aushvic. “Nuk janë medaljet që janë domethënëse, por përvojat që vijnë me të,” tha ajo. “Unë e doja gjimnastikën sepse më lejoi të udhëtoj falas. Kam studiuar gjuhë të ndryshme dhe pashë botën. Megjithatë, nuk më pëlqente të dilja në podium sepse nuk më pëlqente të mburresha”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë