Ngjarje

‘Kampi në Gjadër po zbrazet’, media italiane: Janë zhdukur 16 emigrantë, ku janë?!

“La Stampa” në një artikull të publikuar këtë të hënë, shkruan se qendra e emigrantëve në Gjadër, po zbrazet.

Sipas këtij artikulli të medias italiane, askush nuk do ta kishte ditur nëse Cecilia Strada, anëtare e Parlamentit Europian për Partinë Demokratike në Itali, nuk do të kishte vendosur të kryente një inspektim të ri të shtunën dhe të dielën e kaluar.

Pamja që shfaqet, siç shpjegojnë Cecilia Strada dhe deputetja e PD-së Rachele Scarpa, është e “një strukture krejtësisht e papërshtatshme” dhe një heshtjeje shqetësuese institucionale.

Avokatja Rosa Guerra, tha se shkoi për intervistë dhe klienti i saj nuk ishte.

“Nga 41 personat e transferuar në Shqipëri dy javë më parë, 25 janë aty. Ku janë 16 të tjerët? Pyetni parlamentarët. Nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar në përgjigje të pyetjeve tona, as për akseset e ndryshme në dokumente të kryera, kështu që duhet ta nxjerrim këtë përfundim duke krahasuar informacionin publik, regjistrin e ngjarjeve kritike, informacionin nga avokatët”, thotë Strada.

Cecilia Strada dhe Rachele Scarpa shpjegojnë se ka një person që “u çua në Shqipëri pasditen e 11 prillit dhe u soll përsëri në Itali mëngjesin e datës 12, pa hyrë as në Qendrën e Kujdesit Shëndetësor”.

Po ashtu shtuan se “nga 15 personat e tjerë të zhdukur nga apeli, ne besojmë se ka të ngjarë që gjashtë të jenë kthyer në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë