Lajme

Kamioni përplas motorin në Shkodër, rëndë 60-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Melgushë të Shkodrës. Një kamion ka përplasur një motor në aksin Shkodër-Bushat.
I plagosuri është Zef Paloka, 60 vjeç nga Bërdica. Mësohet se 60-vjeçari ishte duke lëvizur me motoçikletë kur u përplas me një kamion. Si pasojë e aksidentit Paloka ka marrë plagë të rënda. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkodrës. Policia ka nisur sakaq hetimet për ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë