Gazeta Si – Një kamion i ngarkuar me gurë është batuar në rrugë në zonën e Porto Romanos, në Durrës, duke u përmbysur në anë të rrugës.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime, por situata e krijuar ka paraqitur rrezik për qarkullimin dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Po ashtu, një aksident ka ndodhur paraditen e sotme pranë rreth rrotullimit në Grabjan të Lushnjës, ku një makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën ndarëse.
Dyshohet që për shkak të shpejtësisë dhe mjegullës, shoferi ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit.
Fatmirësisht, nga përplasja ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje