Lajme

Kamëz, merr flakë “Smarti” dhe shkrumbohet fugoni i Policisë Bashkiake

Dy automjete në Kamëz janë përfshirë nga flakët.
Mësohet se një automjet tip “smart” është djegur në ecje dhe për pasojë ka marrë flakë dhe fugoni i policisë bashkiake.
Dyshimet e para lidhur me ngjarjen janë se flakët janë shkaktuar si pasojë e një defekti teknik në impiantin e gazit të makinës ‘Smart’, me drejtues shtetasin me inicialet I. H.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ku automjeti tip “smart” me drejtues shtetasin I. H, është përfshirë nga flakët në lëvizje. Dyshimet e para lidhur me ngjarjen janë se flakët janë shkaktuar si pasojë e një defekti teknik në impiantin e gazit të makinës.
Policia thotë se gjatë ndalimit është përfshirë nga flakët dhe një fugon, i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës prej nga ku ka veç dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë