Gazeta Si – Emocione dhe 6 gola në ndeshjen e Grupit G mes Kamerunit dhe Serbisë, por asnjë fitues. Të dyja skuadrat kanë ndarë nga një pikë pas barazimit 3-3, një rezultat që u lë pak shanse për kaulifikim, duke ditur që ndeshjen e parë e kanë humbur të dyja.
Kameruni e nisi në avantazh, por më pas u përmbys nga Serbia, që shkoi deri në 3-1, me gola të Pavloviç, Milinkoviç-Saviç dhe Mitroviç. Por afrikanët nuk u dorëzuan në asnjë moment dhe arritën të barazonin shifra në 3-3, me gola të Abubakar dhe Çoupo-Moting.

Në prag të kësaj ndeshjeje situata nuk ishte ajo më e mira te Kameruni. Trajneri Song kishte pezulluar për shkak disipline portierin Andre Onana, që luan me Interin, një nga pikat më të forta të skuadrës.
Në Grupin G bëjnë pjesë edhe Brazili dhe Zvicra, që ndeshen mes tyre pasdite dhe që kanë nga 3 pikë pas fitoreve në ndeshjet e para. Kameruni ka shanse minimale kualifikimi, sepse në ndeshjen e tretë luan me Brazilin, kurse Serbia do të përplasë ‘brirët’ me Zvicrën në një sfidë direkte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



