Kamboxhia filloi vaksinimin e fëmijëve nga 6 deri në 11 vjeç të premten si pjesë e një programi për të rihapur shkollat që janë mbyllur prej muajsh, raporton “The Guardian”
Vendet në të gjithë botën kanë ndërmarrë qasje të ndryshme për vaksinimin e fëmijëve dhe shumë shkolla janë rihapur pa vaksinuar fëmijët nën 12 vjeç.
Një raport i fundit nga Unicef u bëri thirrje qeverive të lejojnë fëmijët të kthehen në shkollë, duke njoftuar se për gati 77 milionë fëmijë në gjashtë vende të botës shkollat janë ende të mbyllura.
Kryeministri i vendit Hun Sen tha se “për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe jetën e tyre është detyra jonë të sigurohemi që sapo ata të kthehen në shkolla, ata dhe mësuesit e tyre të jenë të sigurt nga Covid-19″
Hun Sen tha gjithashtu se ka urdhëruar zyrtarët shëndetësorë të studiojnë nëse fëmijët e moshës tre deri në pesë vjeç të mund të vaksinohen gjithashtu.
Gati 72% e pothuajse 17 milion banorëve të Kamboxhias kanë marrë të paktën një dozë vaksine ndaj Covid-19 që kur filluan vaksinimet në shkurt.
Vaksinat kineze Sinovac dhe Sinopharm përbëjnë shumicën e vaksinimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje