Drejtësia

Kaluan rreth 200 persona drejt BE përmes ryshfetit, mbeten në fuqi masat e sigurisë për policët e Rinasit

Gazeta Si - Gjykata e Tiranës konfirmoi masat e sigurisë për të hetuarin Enea Sulejmanin dhe punonjësin e komisaritit të Rinasit, Briken Terziun, duke i lënë ata në "arrest në burg", pasi akuzohen për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Masat e sigurisë mbetën të pandryshuara edhe për punonjësit e tjerë, në “arrest shtëpie” Sokol Xhikën, Ermal Mesin dhe Aris Drini. “Detyrim paraqitje” është vendosur për Ylli Prençi, Rei Shenjtollin, Enkis Aliajn dhe Argil Hasën.

Sulejmanaj në bashkëpunim me 8 efektivët e Rinasit, dyshohet se kanë kaluar rreth 200 qytetarë të depërtuar apo me probleme të tjera ndaj ligjit, drejt vendeve të BE-së dhe si shpërblim merrnin nga 50 deri në 500 euro.

Efektivët kryesisht kalonin qytetarë që nuk lejoheshin të futeshin në Shengen pasi ishin deportuar më herët, persona që kishin ekspulse si dhe kalonin fëmijë të mitur pa prokurën e njërit prej prindërve.

Eneo Sulejmani kërkoi në gjykatë një masë më të butë sigurie teksa ka qenë arrestuar më herët me 1 kg kokainë dhe ndodhej në burg, nga celulari i të cilit u zbulua aktiviteti kriminal me udhëtarët nga aeroporti i Rinasit.

Ndërkohë një nga afektivët me masë detyrim paraqitje, pretendoi se shumica e rasteve dhe veprimeve të tyre kanë qenë administrative dhe jo shkelje penale.

Në bashkëpunim e njëri-tjetrin këta shtetas mundësonin kalimin e personave që ju ndalohej kalimi në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.

Pronari i agjencisë “Bus Albania”, Enea Sulejmani kishte kontakte me ndihmës specialistin/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, Briken Tereziu.

Përmes agjencisë së tij, përveç përfitimeve nga biletat që iu shiste qytetarëve Sulejmani hynte ndërmjetës për ata që kishin problematika me ndalimin e udhëtimit në zonën Shengen.

Ai i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, e duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që kanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë