Media Galeri

Kallashnikovë dhe armë antitank, oficerët rusë u tregojnë armët luftarake fëmijëve 4-vjeçarë

The Mirror ka publikuar pamje nga një kopsht rus pranë Moskës në të cilin oficerët e ushtrisë së Putinit japin mësime lufte për fëmijët e moshave 4 deri në 5 vjeç.

Në një video të publikuar në internet shfaqet një oficer me uniformë ushtarake duke u demonstruar fëmijëve një kallashnikov dhe një granatëhedhëse antitank.

Pavel Firsov, “mësuesi” në videon e publikuar, është nga një lëvizje militariste pro-Kremlinit e quajtur Combat Brotherhood, ndërsa thotë se fëmijëve në kopshtin në Korolev iu mësuan “cilësitë që dallojnë një mbrojtës të vërtetë të atdheut”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë