Bota

Kallas: Kushtet e vendosura nga Rusia për armëpushimin tregojnë që Putin nuk do paqe

Nga Gazeta ‘Si’- Kushtet që Rusia po vendos për të rënë dakord për një armëpushim në luftën në Ukrainë tregojnë se Moska nuk dëshiron vërtet paqe, tha sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

“Kushtet që ata paraqitën – tregojnë se ata nuk duan realisht paqen, sepse paraqesin si kushte të gjitha qëllimet e tyre përfundimtare që duan të arrijnë nga lufta,” u tha Kallas gazetarëve në Bruksel.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar bisedën e tij të parë me Vladimir Putinin teksa po zhvillohen negociatat e paqes për Ukrainën.

Trump tha se telefonata me Putinin do të mbahet nesër, e martë (18 mars).

“Do të shohim nëse kemi ndonjë gjë për të shpallur, ndoshta të martën. Unë do të flas me Presidentin Putin të martën,” u tha Trump gazetarëve ndërsa po udhëtonte me linjën e “Air Force One” nga Florida në Uashington.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë