Njerez

‘Kalinin’, dezertori rus që jeton në pyll prej 4 muajsh për të shmangur mobilizimin e Putinit në luftë

Historia e ekspertit kompjuterik disident 30-vjeçar i treguar nga BBC: “Këtu në pemë, autoritetet nuk mund të më dërgojnë njoftimin e thirrjes në front"

Gazeta Si – Të zhdukesh nga bota për të mos vdekur në front dhe të bëhesh pemë për të mos humbur gjurmët.

Kur Vladimir Putin shpalli mobilizimin e pjesshëm shtatorin e kaluar, Adam Kalinin – emri është fiktiv – iu desh një javë para se të vendoste se gjëja më e mirë për të bërë ishte të transferohej në pyll.

Një specialist kompjuteri 30-vjeçar, “Kalinin” ka qenë gjithmonë kundër pushtimit të Ukrainës. Për dy javë ai ishte në qeli, pasi kishte postuar një poster me fjalët “Jo luftës” në murin e pallatit të tij.

Më pas, kur presidenti Putin njoftoi mobilizimin e 300,000 burrave që do të dërgoheshin në Ukrainë, “Kalinin” vendosi të fshihej, pa u larguar nga vendi i tij.

Kalinin thotë se nuk e di se sa do të qëndrojë në pyll

Siç shpjegon ai për BBC, i cili kontaktoi me të, tre gjëra e mbajtën atë në Rusi: dashuria, kufizimet financiare dhe shqetësimi i largimit nga zona e tij e rehatisë.

Dhe kështu, ai i tha lamtumirë gruas së tij dhe u nis për në pyll, ku jeton në një tendë prej katër muajsh.

“Sigurisht që nuk është komode, por psikologjikisht, do të ishte vërtet e vështirë të largoheshe”, tha ai përsëri për transmetuesin britanik. Për të hyrë në internet, ai përdor një antenë të lidhur në një pemë dhe të mundësuar nga panelet diellore.

Duke duruar temperatura shumë të ftohta, deri në -11°C, burri mbijeton falë furnizimeve ushqimore që i sjell rregullisht gruaja e tij. Të jetosh jashtë botës – thotë ai – është mënyra më e mirë që mund të mendojë për të mos u thirrur.

“Nëse autoritetet nuk janë fizikisht në gjendje të më çojnë në zyrën e regjistrimit, unë mund të mbrohem 99 për qind kundër mobilizimit ose presioneve të tjera”.

Kalinin nuk mori një thirrje. Zyrtarisht punonjës të IT si ai, janë të përjashtuar nga drafti, por në shumë raste janë raportuar abuzime.

Dhe nëse më parë konflikti dukej i largët, tani është pothuajse e pamundur që rusët ta injorojnë.

Dhe është për këtë arsye që tani shumë si ai kanë frikë. “Ne jetojmë në një shtet totalitar, që është bërë gjithnjë e më i fuqishëm. Gjatë gjashtë muajve të fundit, ligjet janë futur me një ritëm të jashtëzakonshëm. Nëse një person flet tani kundër luftës, shteti e ndjek menjëherë”.

Në njëfarë kuptimi, “Kalinin” vazhdon jetën e tij të mëparshme. Ai punon tetë orë në ditë. Gatuan, duke përdorur një sobë druri të improvizuar. “Kam tërshërë, grurë, çaj, kafe, sheqer. Sigurisht që nuk ka mjaft fruta dhe perime të freskëta, por kjo nuk është shumë keq”, thotë ai.

Një tendë peshkimi në akull është hapësira e “KalininIT” për punë dhe gjumë

Dhe tani, që ditët po zgjasin përsëri dhe bora ka filluar të shkrihet, ai ka vendosur të qëndrojë aty ku është.

Jeta në pyll i solli atij popullaritet: tani 17,000 njerëz ndjekin përditësimet e tij pothuajse ditore në Telegram.

Ai poston video dhe foto nga rrethina e tij, rutina e tij e përditshme dhe mënyra se si është organizuar kampi ku qëndron.

Dhe shpjegon se edhe ai ka ndryshuar. “Gjërat që më parë më dukeshin të rëndësishme nuk kanë më të njëjtën peshë. Ka njerëz në një situatë shumë më të keqe se unë”.

Marrë nga “BBC”: Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë