Policia e Pikës Kufitare të Kakavijës ka zbuluar dy raste të kalimeve të paligjshme drejt Greqisë.
Policia bën me dije se janë proceduar penalisht dy shtetas, si dhe janë bllokuar një shumë eurosh dhe një mjet luksoz i vjedhur.
Mësohet se janë bllokuar 70900 euro, pasi synohej kalimi i tyre ilegalisht drejt Greqisë, të cilat i përkisnin shtetasit me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi.
Shuma e eurove u gjetën në automjetin e tij, të cilat i kishte fshehur me qëllim shmangien e kontrollit.
Ndaj 49-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.
Ndërkohë, po në Kakavijë u bllokua dhe një mjet luksoz, i cili rezultonte i vjedhur, ndërsa drejtohej nga një 21-vjeçar nga Berati.
Bëhet fjalë për një automjet të markës “Renault”, që drejtohej nga shtetasi me inicialet E. X., lindur në Berat dhe banues në Greqi.
Mjeti i këtij shtetasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




