Nga Gisela Troplini – Dy institucionet e rëndësishme të shtetit, Instituti i Shëndetit Publik dhe Instituti i Statistikave po i ofrojnë publikut të dhëna të pabesueshme për sa kohë ato nuk rakordojnë më njëra- tjetrën edhe pse matjet vijnë nga i njëjti burim dhe për të njëjtën temë.
Gazeta “SI”, teksa kërkoi për të dhëna zyrtare të abortit në Shqipëri u ballafaqua me dy palë të ndryshme, si nga INSTAT dhe nga ISHP.
Instituti i Statistikave në publikimin vjetor “Burra dhe Gra” kur tregon për abortet thotë se ato ishin 53 % të rasteve për moshat 20-34 vjeç. ISHP thotë se janë 66 %.
Për gratë mbi 34 vjeç INSTAT thotë se kanë kryer abort 24%, por ISHP thotë 30 përqind.
INSTAT thotë se tek adoleshentët 14-19 vjeç abortet ishin 2.3 përqind por ISHP thotë vetëm 3 përqind.
Instituti i Shëndetit tregon se në vitin 2020, rreth 91% e aborteve kanë qenë nga gra të martuara dhe e raporton atë me 2% ulje nga viti 2016.
Ndërkohë, INSTAT tregon se në atë vit, 73.7% të aborteve ishin nga gra të martuara dhe kjo shifër kishte ardhur në rënie nga 2016-a, me 18.6%.
Mospërputhja tjetër e shifrave të dy institucioneve mbi abortin janë ato të ndara sipas nivelit arsimor të grave.
ISHP raporton se 41% e aborteve të regjistruara në vitin 2020 janë bërë nga gra me nivel të ulët arsimor, që mbajnë pjesën më të madhe ndaj totalit. 26% ishin bërë nga gra me arsim të lartë.
Sipas INSTAT, në vitin 2020, 33.5% e aborteve ishin nga gra me nivel të ulët arsimor. 21% nga gra me nivel të lartë dhe 20% të padeklaruara.
66% e aborteve të kryera në atë vit, i përkisnin grave të pasiguruara/papuna, sipas ISHP-së.
Sipas INSTAT, kjo shifër është rreth 60%.
Të dy institucionet dakordësohen se 81% e aborteve janë spontane dhe pjesa tjetër të ndërprera.

Nëse tek dy institucionet më të rëdësishme të shteti shikon për të njëjtin zë kaq shumë mos përputhje shifrash, a lind e drejta të mos besosh asnjë të dhënë tjetër.?
Por qeveria cilave të dhënave ju referohet kur harton politika që rrezikojnë që në gjenezë të jenë të pasakta ?
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



